Ministri i Mborjtjes, Armend Mehaj ka biseduar sot në video – lidhje, me gjeneralin historik amerikan, Wesley Clark, përcjell InLajmi.

Rreth kësaj bisede ministri Mehaj ka shkruar se i është drejtuar gjeneral Clark si një Hero i Kombit të Kosovës dhe se i tillë do të jetë gjithmonë.
Tutje Mahaj ka thënë se Gjeneral Clark ka japur këshilla nga eksperienca e tij ushtarake dhe diplomatike.
Postimi i tij i plotë:
Nder i madh dhe privilegj i veçantë, të takohem me gjeneralin historik amerikan, Wesley Clark me të cilin biseduam si 2 miq, përmes video-lidhjes, për rreth një orë. I thashë se ju jeni Heroi i Kombit dhe të gjithë qytetarëve liridashës të Kosovës dhe i tillë do të jeni gjithmonë.
Gjeneral Clark më bëri nder të veçantë në jetë dhe karrierën time duke shprehur vullnetin e tij të plot për këshillim nga eksperienca e tij ushtarake dhe diplomatike, si dhe autoriteti i tij i jashtëzakonshëm në qendrat e vendimarrjes botërore. Ai shprehu gatishmërinë e tij të plotë të mbështes me këshillimin e tij në realizimin e qëllimeve të mia strategjike dhe objektivave të mi operacional për zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Gjeneralin Clark e ftova për vizitë në Ministrin e Mbrojtjes dhe FSK , të cilën ma konfirmoi me kënaqësi, vizitë kjo që do të realizohet së shpejti. /InLajmi/





















