I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përcjell InLajmi.
Lajçak është shprehur i lumtur për realizimin e këtij takimi, dhe ka bërë të ditur se është biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se pika më e veçantë e diskutimit ishte normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Shumë i lumtur që u takova me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres gjatë vizitës së sotme të tij në Bruksel. Ne folëm për angazhimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, dhe në veçanti për dialogun për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”
Mirosllav Lajçak ishte prezent edhe në takimin Kurti-Vuçiq të mbajtur në Bruksel./InLajmi/