Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haaradinaj, falendëroi ambasadorin italian Nicola Orlando, përcjell InLajmi.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Kosovë e falendëroi për tërë punën e tij të palodhur.
Haradinaj tha që Orlando kontriboi në themelimin e partneritetit mes 2 vendeve, sin ë atë ekomonik, të sigurisë dhe proceseve integruese po ashtu edhe në mbështetjen shtesë italiane gjatë përiudhës së pandemisë për Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Ambasadori italian Nicola Orlando po përfundon misionin e tij në vendin tonë.
Si përfaqësues i një vendi mik, ai kontribuoi në thellimin e partneritetit mes dy vendeve, veçanërisht atë ekonomik, të sigurisë dhe proceseve integruese, si dhe mbështetjen shtesë italiane për Kosovën gjatë periudhës së vështirë pandemike.
Duke e falënderuar për tërë punën e tij të palodhur, Ambasadorit Orlando i urojmë suksese në detyrat e tij të radhës.
RH /InLajmi/