Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka miratuar raportin vjetor financiar për fondin mbështetës për subjektet politike për vitin 2020, raporton InLajmi.

Nga KQZ, Arianit Elshani tha se 4 milionë e 200.000 euro ndahen për parti politike çdo vit.


Gjithashtu në këtë mbledhje u bë edhe shqyrtimi dhe miratimi I planit të buxhetit të KQZ-së për vitet 2022-2024.
Elshani, tha se për vitin 2022 dhe 2023 janë paraparë mbi 6 milionë euro buxhet, kurse në vitin 2024 planifikohen mbi 5 milionë euro.
“Në raport me nevojat e KQZ-së dhe në aspekt të resurseve humane buxhetin e planifikuar për vitin 2022 e kemi tejkaluar”.
“Projektet kapitale kemi vetëm 2 në vitin 2022. Për vitin 2022 kemi paraparë 6 milionë e 210.000 euro, për vitin 2023, 6 milionë e 193.000 euro si dhe për vitin 2024, 5 milionë e 843.000 euro”./InLajmi/



















