Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, i’a bëri një kërkesë publike Kryeministrit Kurti, që të vazhdohen shtesat në pagë për puntorët shëndetësorë deri në fund të pandemisë apo aporovimit të Ligjit të Pagave, përcjell InLajmi.
Në kërkesën e dërguar për media thuhet se arsyeja e bërjes publike të saj është pasi që janë dërguar dhjetëra shkresa ndaj Presidentes, zyrës së Kryeministrit, ministrave përkatës, Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe deputetëve, por nuk është marrë përgjigje.
Njoftimi i plotë i tyre:
I nderuar Zt.Kryeministër Kurti,
Kërkojmë nga Ju bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës që të ju vazhdon shtesat në pagë për punëtorët shëndetësorë deri në fund të Pandemisë apo aprovimit të Ligjit të Pagave.

Jemi të detyruar të bëjmë publike këtë kërkesë pas dhjetërave shkresave që ja kemi adresuar : Presidentes të Republikës së Kosovës, Zyrës së Kryeministritë, Ministrave përkatës, Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Deputetëve që përfaqësojn komunitetin shëndetësor në Parlamentin e Republikës së Kosovës, por nuk kemi marrë përgjigjie.
I nderuar Zoti Kryeministër i keni dy rrugë o ta zbatoni këtë ligj dhe të paguan shtesat konform tij, ose ta anuloni këtë ligj dhe ta shpallni Pandemin e përfunduar në Kosovë.
Në fund Zoti Kryeministër po ju rikujtojmë se mbi gjysma e punëtorëve shëndetësor kanë qenë të infektuar lehtë apo rënd me Covid -19 dhe kemi dhjetëra vdekje të kolegëve tanë, andaj konsiderojmë se të paktën të merrni një vendim i cili mbron integritetin dhe dinjitetin e punëtorëve shëndetësor të cilit kanë kaluar nepër sfida të rënda për pasojat e se cilës ende nuk dihen se cilat do të jenë dinë.
Zoti Kryeministër është koha të reflektoni. /InLajmi/