Për shkak të mungesës së kuorumit, është anuluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, raporton InLajmi.
Me këtë rast ka reaguar, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se koalicioni qeverisës ka filluar që të degradojë institucionet e Republikës së Kosovës.
Sipas tij, Kuvendi është shndërruar në një institucion që i shërben vetëm punësimeve.
“Ishte paraparë që të mbahej mbledhja e Kryesisë, por që në mungesë të kuorumit që duhej të bëhej nga mazhornca ka dështoi të mbahej. Ky koalicion ‘Krejt dhe drejte’ ka filluar që të degradojë institucionet e Republikës së Kosovës”.
Në rend dite ishin këto pika:
- Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
- Përgatitjet për Seancë plenare:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
- Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.
- Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave. /InLajmi/