Aktori i njohur kosovar, Arjanit Hoti i njohur për rolin e tij të “Lattës” në serialin “FC Latta”, është bërë së fundmi baba, përcjell InLajmi.
Ai ka njoftuar se është bërë babë i një djali.
Lajmin e ka konfirmuar vetë aktori përmes një postimi në “Facebook”, ku ka treguar se të birin e ka pagëzuar me emrin Troi.
“Elhamdulilah. Mirë se vjen Troi!”, ka shkruar Arjaniti krahas fotos, ku shfaqet dora e bebushit./InLajmi/