3 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus në Maqedoninë e Veriut brenda 24 orëve.
Gjatë kësaj periudhe, siç njofton Ministria e Shëndetësisë, janë konfirmuar 9 raste të reja të infektimit, nga gjithsej tre mijë e 239 testime të kryera.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 pacientë të shëruar, njofton Insajderi.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, nga fillimi i pandemisë është 155 mijë e 663, i të shëruarve 149 mijë e 946 kurse i vdekjeve pesë mijë e 484. Raste aktive aktualisht janë 233