Në seancën e Kuvendit të sotëm, ka folur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në lidhje me 300 infermierët që u është shkëputur kontrata, raporton InLajmi.
Vitia u shpreh se kontrata e tyre ka qenë e përkohshme dhe kushdo që u ka premtuar vazhdimin, i ka mashtruar.
“Këta infermierë nga projekti i Bankës Botërore kanë lidhur kontratat në një kohë kur ka pasur nevojë. Dhe këto kontrata kanë qenë me një afat të caktuar dhe në kontratë e kanë pasur si të tillë. Nëse ish ministri ju ka premtuar ata janë mashtruar, ne kemi respektin maksimal për ta por ky është realiteti”.
Pas fjalës së Vitisë, ka reagur deputeti dhe ish-ministri, Armend Zemaj duke e quajtur, “mashtrues ordiner”.
“Më vjen keq për fjalorin e ministrit tipik mashtrues tipik “mashtrues ordiner”, ne nuk e kemi mashtruar askënd siç po thoni ju dhe e dinë se çka kanë nënshkruar ata.”
Ndërkohë, Vitia i tha Zemajt, se po tenton të manipulojë infermierët politikisht.
“Mënyrën si e ktheni ju është për të ardhur keq dhe ju e dini si kanë qenë kontratat e tyre është për të ardhur keq se si mundoheni ti manipulon politikisht këta infermierë”./InLajmi/