Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri para qytetarëve të kësaj komune ka bërë hajen e fabrikës së re me investime kapitale private, ku ka kushtuar 2 milion euro, përcjell InLajmi.
I pari i Vushtrrisë ka falenderuar investitorët dhe ka treguar se në këtë fabrikë do të punojnë 30 punëtor me kushte pune supër të mira.
Ndër të tjera Xhafer Tahiri ka thënë se Iniciativa private e ka zhvilluar botën.
Postimi i plotë i tij:
Fabrikë e re, 2 milion € investim i kapitalit privat
30 vende të reja të punës me kushte pune super të mira
70% e prodhimit, eksport në BE
Kjo është fabrika “Novolani” që i ka shtuar hijeshinë Vushtrrisë e që u hap sot në Vushtrri.
Zotni Ibrahim Novolani e djemëve të tij, urime për fabrikën e re, Zoti ju qoftë bereqet në punë e shëndet në familje.
Iniciativa private e ka zhvilluar botën, sektori privat ka ecur e është zhvilluar më shumë se politika në Kosovë. Prandaj sektori privat do të ketë gjithnjë mbështetjen e Komunës dhe timen.
Urime e faleminderit! /InLajmi/