Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një rast therje me thika në Gjilanit, ku sipas tyre si pasojë e therjes më thikë ka mbetur i vdekur një person i moshës madhore, përcjell InLajmi.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në rajonin e Gjilanit ka folur për Gazetën InLajmi, ku ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësit relevante.
Ndër të tjera Hashani ka treguar për InLajmin se edhe mjeku kujdestar ka arritur në vendin e ngjarjes mënjëhere dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës, gjithashtu është arrestuar një person i cili dyshohet të ketë qenë i involvuar në këtë rast.
“Sot me 24 qershor 2021 rreth orës 13:15 Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar për një rast ‘Therrje me thikë’. Njësitet relevante të policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundë me e konstatu vdekjen e viktimës i moshës madhore. Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili dyshohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë. Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kanë quar në këtë rast të rëndë”, ka deklaruar Hashani. /InLajmi/
















