Në qytetin e Pejës, janë arrestuar 6 persona pas një rrahje mes vete, përcjell InLajmi.
Është bërë e ditur se 6 meshkuj kosovarë kanë pasur mosmarrëveshje për shkak të parkingut ku edhe kanë sulmuar njëri-tjetrin.
Të arrestuarit fillimisht janë dërguar për trajtim mjekësor e më pas në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Pejë, 23.06.2021-17:40. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu të veturave, janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore . Gjashtë të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet./InLajmi/