Presidentja Osmani ende po qëndron në vizitë në Austri, kësaj radhe ajo u takua me mërgimtarët, përcjell InLajmi.
Osmani i falendëroi mërgimtarët që janë çdo herë pranë nesh, duke thëne se do të punohet më shumë që besimi i tyre të shndërrohet në punë, vizion e angazhim për një të ardhme më të mirë.
Takimin me mërgimtarët, Presidentja e konsideroi si një vlerë të shtuar për vizit e saj në Austri.
Postim i plotë i saj:
Vizita në Austri merr vlerë të shtuar pas takimit me mërgimtarët.
Ju faleminderit që jeni çdo herë pranë nesh. Ne do të punojmë shumë që besimin që e keni tek ne ta shndërrojmë në vizion, punë, e angazhim për një të ardhme më të mirë. /InLajmi/




















