Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur që të kenë vota të mjaftueshme për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, raporton InLajmi.
Në sallën e Kuvendit të pranishëm ishin vetëm 55 deputetë, pra në mungesë të kuorumit kjo pikë e rendit të ditës ësgrë shtyre.
Këtë tentim shkrkimi e kanë filluar deputetët e VV-së.
Kjo iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të këtij Kshilli është kundërshtuar fuqishëm nga opozita.
Nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i është drejtuar deputetëve të Vetëvendosjes, Armend Muja dhe Daorsa Kica-Xhelili.
“Ne duhet të flasim përtej çështjes së shkarkimit, këtu kemi dy rende të Vetëvendosjes që dhanë dy qëndrime të ndryshme e që janë të barabarta me dy-ftyrësi. Ai z.Muja flet atje për projektin e Ambasadës Britanike, për të cilën ne po themi pse nuk i keni pritur projektin e ambasadës për të bërë Këshillin Shtetëror të Cilësisë por keni shkuar dhe keni emëruar këndo që keni dashur ju, prej familjarëve e tutje. Kush jeni ju me konstatu çfarë shkelje të nenit janë bërë, a jeni gjyqtare ju? Prej kur është Kuvendi gjyq? A jeni duke dashur me e kthy Kuvendin në Gjykatë Politike. Kurrë nuk ka ndodhur në historinë e Kuvendit dhe në Grupe Punuese të themi ky e ka shkelë ligjin, për çfarë janë Gjykatat? Telashja është me e kthy Kuvendin në gjyq, që deputetët me tregu kush po e shkel ligjin prej shërbyesve civil”, ka thënë Krasniqi. /InLajmi/