Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se rehabilitimi i rrugës për Brezovicë është në fazë përfundimtare, përcjell InLajmi.
Sipas Durmishi Loti 1 dhe Loti 2 me gjatësi 25 km, në Lotin 1 tashmëka përfuar dhe sinjalistika ndërsa Loti 2 është duke u punuar shtresa finale e asfaltit.
Tutje Durmishi ka bërë të ditur se për këtë vit në senonën dimrore kjo rrugë do të jetë e përfunduar deri në qendër të skijimit dhe deri në Prevallë.
Postimi i tij i plotë:
Rehabilitimi i rrugës për Brezovicë është në fazën përfundimtare. Loti 1 dhe Loti 2 me gjatësi 35 km. Në Lot 1 tashmë ka përfunduar edhe sinjalistika ndërsa në Lot 2 është duke u punuar shtresa finale e asfaltit.
Këtë vit për sezonën e dimrit rruga do të jetë e përfunduar deri në qendër të skijimit dhe deri në Prevallë. /InLajmi/