Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj, i’u drejtua publikisht Ministrit të Bujqësisë Faton Pecit, përcjell InLajmi.
Stojkaj i’u drejtua Pecit me disa kërkesa duke i thënë që fermerët e Komunës së Deçanit ende nuk i kanë marrë ende pagesat e 2-ta të subvencioneve dhe që ende nuk i’u kanë kompensuar dëmet nga breshëri.
Ai i tha që fermerët janë pjesa më e vlefshme e shoqërisë dhe që edhe ne kemi nevojë për ta sikur ata për shtetin.
Stojkaj tha që këto kërkesa sa më shpejtë të marrin vëmendjen e ministrit dhe trajtimin që meritojnë.
Postimi i plotë i tij:
Drejtuar Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Faton Peci,
I nderuar Ministër,
Po ju drejtohem sot publikisht, me disa kërkesa për ju, e shumë esenciale për qytetarët tanë.
Fermerët e Komunës së Deçanit, nuk i kanë marrë ende pagesat e dyta të subvencioneve dhe nuk iu kanë kompensuar dëmet nga breshri.
Zoti Ministër,
Fermerët tanë kanë nevojë për mbështetjen tuaj. Ju lus që të jeni afër tyre!
Bashkërisht, t’ua dimë hallin e t’ua bëjmë qaren,
Ju lus Ministër, hapeni afatin për subvencione për vitin 2021!
Fermerët janë pjesa më e vlefshme e shoqërisë. Janë katalizatorë të zhvillimit ekonomik.
Ne kemi nevojë për ta, ashtu siç ata kanë nevojë për shtetin.
Ta dëgjojmë zërin e shqetësimet e tyre, duke dëshmuar se politikat tona mbështesin ndërtimin e një ekonomie të mirëfilltë.
Uroj, zoti Ministër, që sa më shpejtë, këto kërkesa, të marrin vëmendjen tuaj dhe trajtimin që meritojnë! /InLajmi/