Policia e Kosovës ka njoftuar se në autostradën “Ibrahim Rugova” në drejtimin Prizren-Suharekë, ka ndodhur një aksident trafiku mes 3 veturave, përcjell InLajmi.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë për Gazetën InLajmi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:48 dhe në këtë rast janë lënduar 2 persona ku janë dërguar për tretman mjekësor.
Sipas Kelanit Policia është duke kryer procedurat e duhura në vend-ngjarje.
“Në ora 14:48, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë (km i 24). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia është duke kryer procedurat e duhura në vend-ngjarje”, ka deklaruar Kelani. /InLajmi/