Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të pritet sot në takim nga presidentin francez, Emmanuel Macron, përcjell InLajmi.
Takimi ndërmjet 2 liderëve, do të nisë në orën 19:30 në Pallatin Elysee në Paris.
Kujtojmë se ftesën për këtë takim, Presidenti i Francës Emmanuel Macron, i’a kishte dërguar Kryeministrit Albin Kurti, rreth 3 muaj më parë, menjëherë pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit në Kosovë.
Është bërë e ditur se pjesë e bisedimeve në këtë takim do të jetë procesi i dialogut Kosovë-Serbi, si dhe çështja e liberalizimit të vizave, ku nga Kryeministri i Kosovës, do të kërkohet mbështetja e Francës në këtë proces./InLajmi/