Nga Ministria e Mbrojtjes Ruse është bërë e ditur se një anije ushtarake ruse ka hapur zjarr paralajmërues ndaj Marinës Mbretërore Britanike në Detin e Zi, transmeton InLajmi.
Nga Rusia u deklarua se anija e saj patrulluese kufitare ka shtënë me qëllim paralajmërimi drejtë Marinës Britanike, pasi kishte shkelur në ujërat territoriale ruse.
Por, Mbretëria e Bashkuar me një postim të ministrisë në Twitter ka bërë të ditur se “Anija e Marinës Mbretërore po kryente një kalim të pafajshëm përmes ujërave territoriale të Ukrainës në përputhje me ligjin ndërkombëtar,” dhe ka mohuar pretendimet e Rusisë, duke thënë se nuk janë qëlluar nga mbrojtësit e ujërave rus./InLajmi/