Bashkimi Europian ka nisur programin e ri hapësinor, transmeton InLajmi.
Me anë të këtij program 27 vendet anëtarë të bllokut do të thellojnë investimet në navigimin satelitor, vëzhgimin e tokës, situatën hapësinore dhe komunikimin si dhe aktivitete të tjera që zbulojnë detaje për hapësirën.
Për zhvillimin e këtij program u themelua një zyrë e re e quajtur “Agjencia e BE për Programin Hapësinor”.
EUSPA, do të jetë në mbikëqyrje të çdo aktiviteti që vendet e Bashkimit Evropian bëjnë në orbitë.
Një përparim tjetër kryesor në programin e ri, do të jetë marrëdhënia e BE-së me Agjencinë Evropiane të Hapësirës ESA./InLajmi/