Është mbajtur konferenca “Kapitull i ri i dialogut Kosovë-Serbi?”, nga Instituti Demokratik i Kosovës raporton InLajmi.
Jeta Krasniqi nga KDI është shprehur se ndryshe nga Qeveritëe kaluara Qeveria Kurti nuk I ka dhënë prioritet dialogun, por megjithatë është detyruar të merret më të shumë shpejt.
“KDI ka asistuar Kuvendin e Kosovës që të jetë sa më i përfshirë në këtë proces. Ka pasur ngritje dhe ulje ky dialog, ku u evidentuan disa momente të veçanta. Gjatë vitin 2020 pamë rënie të 2 qeverive dhe ardhjen në pushtet të LVV kurse në 2021 po thuhet se po bëhet një rifillim. Qeveria Kurti ka thënë se dialogu nuk është një nga çështjet prioritare por e pamë që kërkesat që vinin nga jashtë e bën që dashtë e pa dashtë të diskutohet kjo çështje”.
Ndërsa, hulumtuesja nga KDI, Violeta Haxholli tha se dialogu është sfidë për Kosovën, i cili po shkakton kriza të brendshme.
Haxholli tha se Institut i rekomandon Qeverisë Kurti që të hartojë një platformë dhe strategji për dialogun.
“Dialogu ka qenë sfidë i secilës Qeveri. Nga fillimi i procesit është bërë një dekadë me 35 marrëveshje. Efektet e dialogut kanë qenë të shumta në aspektin e jashtëm e të brendshëm. Në aspektin e brendshëm ka shkaktuar kriza dhe vazhdon të jetë ashtu. Kjo temë vazhdon të jetë një nga temat qendrore. Kosova e Serbia kanë vlerësime ndryshe për dialogun andaj marrëveshja shihet larg” ka thënë ajo.
Ndërkohë, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila është deklaruar se këtë herë Kosova ka shkuar në dialog e bashkëkoordinuar ndërmjet palëve si kryeministri, presidentja e Qeveria.
Por sipas sipas sa është shumë e vështirë të arrishë një rezultat duke pasur përballë një person si Presidenti serb Aleksandar Vuçiq
“Një prej temave kritike që bëhet pjesë e agjendës së Qeverive është dialogu. Çka ka ndryshuar tani është se ka një bashkëkoordinim dhe unitet në raport me qëndrimet e presidentes, kryeministrit e Qeverisë. Ne të gjitha përpjekjet mund t’i bëjmë në Kosovë po dialogu mund të mos ketë rezultat për faktin se në anën tjetër është një udhëheqës si Vuçiq. Kurti ka propozuar 4 propozime në Bruksel që është hap avancues sepse ka pasur edhe elaborim të tyre”, është shprehur ajo.
Ndërsa, Abelard Tahiri nga PDK, tha se dialogu gjithmonë ka sjellë rezultate pozitive pa marrë parasysh rolin e Serbisë.
“Kur flasim për dialogun na krijohet përshtypja që po flasim për një çështje politike të brendshme. Kosova është një palë në këtë proces. Mendoj që dialogu ka sjellë rezultate pozitive në disa fusha dhe kemi parë një rol jokonstuktiv nga ana e Serbisë. Kemi pritë që ky do të jetë një fillim i ri nga Qeveria Kurti, bazuar në kushtet që Kurti për një kohë të gjatë ka proklamuar në Kuvend për 6-të vite”.
Edhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se ka pasë mungesë të transparencës dhe mospërgatitje të Qeverisë për takimin e mbajtur.
Ai u shpreh se nuk është e qartë se cilat janë parimet dhe qëndrimet e Qeverisë për dialogun.
“Kjo temë është bërë klishe sepse ka 10 vite që po diskutojmë gjërat e njëjta dhe metodologjitë e njëjta, vetëm njerëzit po ndryshojnë. Ne nuk e shohim si një proces të ri po që ka dalë si rezultat i obligimeve ndërkombëtare. Si LDK shohim që nuk ka përgatitje për ketë temë, e pozicion të qartë për këtë proces. Ka një mungesë transparence, unë nuk di cilat janë parimet e kësaj Qeverie për dialogun. Po shohim një qasje joaktive të kësaj qeverie për të përfshirë SHBA-të në këtë proces. Ftoj kryeministrin të distancohet nga deklarimet e zëdhënësit të tij lidhur me marrëveshjen e Uashingtonit sepse ajo ka ndikim të fuqishëm në vend.”
Besnik Tahiri nga AAK, e ka quajtur vendosjen e dialogut si prioritet të 6-të, në programin qeverisës, një lëvizje të pamatur nga Kurti.
“Kryeministri Kurti ka bërë dy lëvizje të pamatshmë ka folur për dialogun si një prioritet të gjashtë a shtatë kurse tani dialogu po lenë anash shumë tema. Është një proces shumë konsumues i secilës Qeveri. Ne si parti opozitare jemi shumë serioz edhe pse jemi pakicë, ne kërkojmë llogaridhënie”./InLajmi/




















