Policia e Kosovës ka marrë një njoftim për mjete të dyshimta shpërthyese në Graçanicë, përcjell InLajmi.
Është bërë e ditur se një mashkull kosovar gjatë kohës që po punonte kishte hasur në mina dhe ka njoftuar policinë.
Pas njoftimit policia e ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka pritur për njësitet e deminimit nga FSK dhe KFOR, të cilët kanë realizuar shpërthimin e mjeteve pa ndonjë incident.
Njoftimi i plotë i policisë:
GJETJE E MUNICIONIT
Graqanicë, 22.06.2021-08:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar kishte hasur disa mjete të dyshuara shpërthyese. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësitet për deminim të FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë shpërthimin mjeteve pa incidente./InLajmi/















