Një veturë në rrugën “Shkupi” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri, përcjell InLajmi.
Rastin për gazetën InLajmi, e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ku tha që rreth orës 10:00 është raportuar që një veturë me targa të Kosovës është kapluar nga zjarri.
Borovci tha që Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrëfikësit e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit.
“Rreth orës 10:00 është raportuar për një veturë me targë Kosove të përfshirë nga zjarri në rrugën “Shkupi” në Prishtinë. Nga zjarri është prekur edhe një veturë afër veturës që kishte marrë flakë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha Borovci. /InLajmi/
 
 
 
  
 















