Nga raporti i Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit, raportohet se një e mitur ka lindur fëmijë, përcjell InLajmi.
Një e mitur ka lindur fëmijë në repartin e gjinekologjisë në QKUK, ku dyshohet se e mitura ka qenë duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar.
I dyshuari tanimë gjendet në arrati.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Është raportuar se në repartin e gjinekologjisë QKUK, viktima femër kosovare (e mitur) ka lindur femijë dhe dyshohet se ka bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar i cilin gjendet në arrati. /InLajmi/