Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit ka bërë ndarjen e çmimeve të garës “Shkencëtar i ri” për nxënësit e gjimnazeve të shkencave natyrore, raporton InLajmi.
Ministrja Nagavci ua ka ndarë këto çmime nxënësve: Blendi Grapci, Yllka Zeqiri, Anjesa Elezaj, Biant Shkololli, Tringa Begu, Besiana Rama, Viola Maksuti, ndërsa çmimin kryesor e ka fituar Emira Karahoda nga Prizreni.
Nagavci u shpreh se aktivitete të tilla u shërbejnë nxënësve për sukses, duke paralajmëruar një udhëzues administrative që nxënësit të përfshihen edhe në gara ndërkombëtare të diturisë.
Poashtu, ministrja ka garantuar ndarjen e 1.000 bursave për nxënësit që duan të studiojnë jashtë vendit, duke theksuar se janë të ndara rreth 100.000 euro për këtë shkak.
“Është kënaqësi të ndajmë edhe mirënjohje dhe çmime. Në vitin 2016 në drejtorinë komunale patëm filluar garën shkencëtari i ri. Mësimdhënësit ishin të përkushtuar me nxënës. Me mbështetjen e ministrisë së Arsimit organizohet për çdo vit edhe në komuna tjera ku kanë qenë Gjilani, Ferizaj Prizreni”.
“Ne në ministri kemi planifikuar ta hartojmë edhe një udhëzim administrativ që të përfshifshihen nxënësit edhe në gara ndërkombëtare. 2 grupe të rinjëve që kemi përkrah në matematikë dhe fizikë në gara ndërkombëtare. Si ministre do t’i mbështesë të gjithë nxënësit natyrisht ata që na përfaqësojnë. Motivimi i nxënësve është ndër sfidat më të mëdha që po përballen nxënësit. Organizimi i kësaj gare është motivimi i nxënësve në gara, por edhe motivimin e mësimdhënësve”.
“Të gjitha vajzave djemve ju dëshiroj suksese. Mbështetjen tonë do ta keni në vazhdimësi. Kanë qenë 100.000 euro për mi nda për vajza dhe djem që studiojnë jashtë vendit. Dhe do të vazhdojmë përkrahjen për ndarjen e 1.000 bursave. Besoj që kemi mundësi me organizuar mbrëmjen e maturës në ambiente të hapura”, përfundoi ajo./InLajmi/