Është mbajtur konferenca lidhur me “Projektin e zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës”, organizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze, raporton InLajmi.
Në kuadër të kësaj konference ministri Liburn Aliu, ka falenderuar Qeverinë Japoneze duke u shprehur se ky projekt është shumë I rëndësishëm për shkak se ndotja është shqetësim për të gjithë ne.
“Falënderoj Qeverinë Japoneze për kontributin e dhënë në këtë projekt dhe në përgjithësi. Ndotja e ajrit tejkalon numrat e lejuar dhe që vjen nga shumë faktorë”.
“… qasja mjedisore kërkon një përfshirje të të gjithëve për të krijuar një ambient të pastër. Ky projekt ka rëndësi të madhe, dhe përfshin tetë komponentë të veçantë dhe na ka ndihmuar mjaftë shumë”, tha Aliu.
Nërsa, Mitsunori Ogasaëara, nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, theksoi rëndësinë e këtij projekti, duke thënë se është punuar me shumë zell për realizimin e tij. Ai gjithashtu ka garantuar se do ta mbështesin Kosovën për përmirësimin e cilësisë së ajrit.
“Ky projekt është punuar me shumë zell, duke përfshirë këtu edhe sfidat me pandeminë duke e parë të nevojshme të them se gjatë pandemisë cilësia e ajrit ka qenë më e mirë”.
“Kjo flet edhe për bashkëpunimin e ndërsjellët që kemi me Shtetin e Kosovës. Ndotja e ajrit është njëra ndër shqetësimet kryesore të të gjitha vendeve”, tha ai.
Edhe nga Departamenti për mbrojtjen e mjedisit në MMPHI, ka folur Visare Hoxha, e cila diskutoi mbi çështjet e menaxhimit të cilësisë së ajrit në Kosovë dhe prezantimin e projektit mbi kapacitetet e ajrit.
Hoxha tha se kohëve të fundit është shënuar rritje të ndotjes së ajrit, dhe tregoi vlerën e buxhetit.
“Me një buxhet rreth 4 milionë euro është punuar në këtë projekt”, tha tutje Hoxha.
Kurse, Shkumbin Shala nga IHMK tha se në kuadër të bashkëpunimit 3- vjeçar me shtetin japonez, me këtë projekt është bërë një punë shumë e madhe.
“Në kuadër të projektit është bërë punë e madhe, lidhur me manualin për monitorimin e zonave të Prishtinës dhe anasjelltas për operimin e punës dhe mirëmbajtje e sistemit dhe analizatorëve”./InLajmi/