Këtë fazë të europianit Anglia e mbylli në krye të Grupit D, ndërsa janë kualifikuar edhe Kroacia e Çekia, përcjell InLajmi.
Në ditën e djeshme, skuadra angleze mundi me rezultat 1-0 Çekinë, duke u kualifikuar për turin e 1/8.
Në vazhdim të këtij kampionati pjesë e garës do të jetë edhe Kroacia, që mundi me rezultat 3-1 Skocinë. Ekipi nga Ballkani kaloi në vend të 2-të.
Ndërsa ekipi çek, mbeti pjesë e turneut duke vazhduar të jenë pjesë e vendeve të 3-ta më të mira./InLajmi/