Dukagjin Lipa, babai i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka shfaqur tatuazhin e tij më të ri, përcjell InLajmi.
Lipa përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka publikuar një foto ku duket krahu i tij me tatuazhin më të ri.
Ai ka treguar se për realizimin e tatuazhit masiv i janë dashur 6 orë punë intensive së bashku më arstistin Sean From Texas.
Kujtojmë se Babai i këngëtares Dua, pak kohë më parë kishte vizituar Prishtinën me rastin e caktimit të lokacionit për mbajtjen e festivalit Sunny Hill.
Sa i përket festivalit nuk dihet ende nëse do të organizohet këtë vit për shkak të koronavirusit./InLajmi/