Policia e Kosovës ka njoftuar se para disa minutave ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Gjakovë – Prizren, saktësisht në fshatin Slloven, përcjell InLajmi.
Nysret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë në rajonin e Gjakovës ka bërë të ditur për Gazetën InLajmi se aksidentit ka ndodhur mes 3 veturave ku janë shkaktuar dëme materiale, dhe nuk ka të lënduar.
Ndër të tjera Gjurkaj ka thënë se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos mbajtjesë së distancës mes veturave.
“ Ka ndodhur një aksident trafiku mes 3 veturave në fshatin Slloven, në magjistralen Gjakovë – Prizren. Është raportuar vetëm për dëme material, dhe nuk ka të lënduar. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës”, ka deklaruar Gjurkaj për InLajmin. /InLajmi/