Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë shqiptuar 6 tiketa për mos respektim të masave anti-Covid në Kosovë, gjithashtu janë shqiptuar 1.630 tiketa trafikut, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë brenda këtyre 24 orëve kanë ndodhur 38 aksidente trafiku, nga këto 17 me të lënduar dhe 21 me dëme materiale.
Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
Aksident trafiku me të lënduar | 17 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 21 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 1630 |
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 6 |
Persona të arrestuar | 21 |
Persona në mbajtje | 14 |
Persona në ndalim policor | 0 |
Persona në vuajtje të dënimit | 3 |
Tutje Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar 21 persona, 14 janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /InLajmi/