Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte, rreth orës 22:00 në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, përcjell InLajmi
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën InLajmi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Nga informacionet e para, është raportuar për aksident trafiku me lëndime, i shkaktuar sonte rreth orës 22:00, në rrugën ” Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.
Si pasojë e aksidentit një veturë ka goditur 2 këmbësorë të cilët kanë pësuar lëndime, të njëtit janë dërguar për tretman mjekësor”, bëri me dije ai./InLajmi/