Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Gllogoc të Komoranit, një person është vetëplagosur me armë zjarri, përcjell InLajmi.
Nga raporti thuhet se një mashkull kosovar gjatë pastrimit të revoles së tij, është vetëplagosur në mënyrë aksidentale.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor fillimisht në Komoran e me pas në QKUK, ku pas trajtimit është liruar. Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka sekuestruar një revole, dy karikator, një gëzhojë dhe 16 fishek
Njoftimi i plotë i policisë:
PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
Gllogoc, 20.06.2021 ─ 22:54. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ka qenë duke e pastruar revolen e tij (me leje) aksidentalisht i ka shkrepur revolja dhe është vetë plagosur. Viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në QKMF, Komoran e më pas në QKUK-së e më pas është liruar për në shtëpi. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar një revole, dy karikator, një gëzhojë dhe 16 fishek. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt./InLajmi/





















