Zëvendësdrejtori i RTK-së Mentor Shala thotë se VV-ja ka kërkuar likuidimin e tij fizik.
Komentet Shala i bëri në një emision televiziv.
“Fushata ndaj meje nuk fillon me Doarsën”, thotë Shala.
“Është pjesë e fushatës që bëhet ndaj meje… Fushata fillon qysh në vitin 2013 kur jam bërë drejtor. Ka pasur fushatë të vazhdueshme”, theksoi ai.
“Jo gjuhë, por thirrje për likuidim fizik, publik prej Vetëvendosjes”, shtoi ai, përcjell Gazeta Express
“Ka pasur konferenca për shtyp deri te linçimi i tmerrshëm…deri në momentin që ka ndodh gjuajtja me bombë, si pasojë e asaj klime që është ndërtuar për vite të tana si pjesë e fushatës”, tha ai.