Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se bordi i RTK-së, do të shkarkohet dhe se ky është vetëm fillimi, përcjell InLajmi.
Ramadani është shprehur se në Televizionin Publik, ka pasur shume keqpërdorime e abuzime, sa që shkarkimi është pak.
Ai tha se ky shkarkim është i nevojshëm për t’i hapur rrugë komisionit hetimor dhe Prokurorisë, për hetime të thella.
Ai shtoi se disa udhëheqësve aty nuk ju mjafton shkarkimi nga puna, por duhet të shkojnë edhe në burg.
Postimi i plotë i tij:
Bordi i RTK-së do të shkarkohet, por ky duhet të jetë vetëm fillimi. Aq shumë keqpërdorime e abuzime ka pasur aty, saqë shkarkimi është pak. Megjithatë, ky shkarkim është i nevojshëm për t’i hapur rrugë komisionit hetimor dhe Prokurorisë për hetime të thella. Disa udhëheqës aty nuk duhet vetëm të largohen nga puna, por edhe të shkojnë në burg!
RTK-ja do të reformohet, dhe siç kemi thënë edhe më parë, ajo fillimisht duhet të çlirohet!/InLajmi/