Qeveria e Kosovës ka ndarë 100.000 euro për mbulimin e dëmeve nga vërshimet në komunën e Preshevës, raporton InLajmi.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se kjo shumë nuk do të mbulojë tërë dëmin e shkaktuar, mirëpo është solidarizim.
“Parashihet që të ndahen mjete në vlerë prej 100 mijë euro dhe këto mjete nuk e mbulon tërësishëm, por është solidarizim me vëllezërit tanë”. /InLajmi/