Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë të ditur lajmin e shpërndarjes së 55milionë dozave të vaksinës antiCovid nga Shtëpia e Bardhë, përcjell InLajmi.
Nga Ambasada është njoftuar se në listën e vendve përfituese do të jetë edhe Kosova.
Nga 55milionë doza që do të shpërndahen, 41 milionë prej tyre do të kalojnë përmes programit COVAX.
“Dje, Shtëpia e bardhë shpalli listën e shpërndarjes…. afërsisht 14 milionë ose 25% do të ndahen me prioritet rajonal, përfshirë Kosovën”, shkruhet në postimin e Ambasadës amerikane në Facebook.
Plani për shpërndarjen e 55 milionë vaksinave kundër koronavirusit, u bë i ditur më 21 Qershor nga Shtëpia e Bardhë.
Sipas informacioneve të lëshuara, rreth rreth 14 milionë do të shkojnë në Amerikën Latine dhe Karaibe, 16 milionë në Azi dhe 10 milionë në Afrikë.
Ndërsa, pjesa tjetër do të shpërndahet në bazë të “përparësive rajonale” në vende si Kolumbia, Argjentina, Irani, Ukraina, Bregu Perëndimor dhe Gaza./InLajmi/