Njerëzit që e duan kafeinën, kanë përballë një lajm të mirë, pasiqë një studim ka treguar se kafeja mbron nga sëmunjdet e mëlçisë, transmeton InLajmi.
Studiuesit britanik, në bazë të kërkimeve në historitë mjekësore të gjysëm milioni britanikësh, arritën në përfundim se ka një rrezik 21% më të ulët për zhvillim të sëmundjes kronike të mëlçisë te njerëzit që kishin konsumuar kafe rregullisht, në krahasim me ata që nuk kishin konsumuar.
Është bërë e ditur se pija ka përbërs të quajtur kahweol dhe cafestol të cilat mendohet se zvogëlojnë inflamacionin që mund të dëmtojë mëlçinë. Këta përbërës, janë në nivele më të larta në kafen e bluar.
Sëmundja kronike e mëlçisë mund të shkaktohet gjithashtu nga pirja e tepërt, dhe hepatiti viral.
Por, studiuesit lehtësuan përdoruesit e kafesë me lajmin se ka 49% mundësi më pak të vdesin nga ndonjë sëmundje e mëlçisë./InLajmi/