Zyra Federale e Kartelit të Gjermanisë, ka filluar një hetim me anë të së cilit do të shqyrtojë nëse Apple, është kompani “me rëndësi të madhe në treg”, transmeton InLajmi.
Nga kompania Apple u deklaruan se po presin të kenë një dialog të hapur me FCO-në, për ndonjë shqetësim të mundshëm.
Edhe kompanitë e Facebook, Amazon dhe Google janë përballur me hetime të ngjashme më herët këtë vit, pasi një ligj i ri gjerman i konkurrencës mundësoi veprime të tilla hetimi kundër firmave të mëdha dixhitale.
Në muajin Qershor, Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve, konfirmoi se po heton Apple dhe Google për “duopolin e tyre efektiv” në dyqanet e aplikacioneve mobile, sistemet operative dhe shfletuesit e internetit./InLajmi/