Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të pritet në Pallatin Elisee në Paris, nga presidenti i Francës Emmanuel Macron, përcjell InLajmi.
Takimi do të realizohet ditën e mërkurën, më 23 Qershor në orën 19:30.
Është bërë e ditur se Kurti dhe Macron do të flasin lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, si dhe për prespektivën e Kosovës drejt integrimit Evropian.
Kryeministri I Kosovës, në takimin me Presidentin francez do të kërkojë edhe mbështetje rreth liberalizmit të vizave për vendin, ka bërë të ditur Radio Kosova.
Ftesa për Kryeministrin e Kosovës, ishte dërguar nga Macron, menjëherë pas fitimit të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 14 Shkurt./InLajmi/