Gani Koci, zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka dal kundër vendimit të kryesisë së PDK-së, për të mbajtur Konventën ku do të zgjdhet kryetari i ri, përcjell InLajmi.
Koci, në një postim në Facebook, ka thënë se puna e Konventës nuk është asgjë më shumë se sa një shkatërrim për PDK-në.
Postimi i plotë i tij:
Kjo puna e Konventës, nuk është asgjë ma shumë se përpjekje për ta shkatërruar PDK-në! Ide e kujt është, unë nuk e di, por e di se Partia Demokratike e Kosovës e ka Kadri Veselin për kryetar dhe Enver Hoxhajn zevendesues të tij, edhe nëse ai do “gjykohej me vdekje”!
Ngutia e do kullerave duke dëgjuar do pseudoanalistë të tipit të Baton Haxhiut, (qe nuk kanë lënë sahanë pa lëpirë), për të zgjedhur kryetarin e PDK-se, është fundi i shkatrrimit të partisë!
Ata që ngritën themelet e saj nuk duhet lejuar këtë gjë, pa diskutim të hapur në KP të partisë.
Mos e përqafoni marrën!/InLajmi/