Kandidati për kryetar tëPrishtinës nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka prezantuar kandidatin e rradhës për asamble, përcjell InLajmi.
Këtë e bëri të ditur vetë Haradinaj përmës një postimi në Facebook, ku tha që ky kandidat është Arsim Binaku, i cili është një Veprimtar dhe aktivist i devotshëm i Aleancës ndër vite.
Haradinaj shtoi se Binaku i hyri garës për përfaqësim dinjitoz të lagjës Valenia, sipas tij kjo lagje ka qenë e diskriminuar historikisht nga pushtetet e kaluara lokale.
Postimi i plotë i tij:
Në listën fituese për Prishtinën do të jetë edhe Arsim Binaku, veprimtar dhe aktivist i devotshëm i Aleancës ndër vite.
Arsimi i hyn garës i vendosur për përfaqësim dinjitoz të lagjes Velania në Asamblenë Komunale të Kryeqytetit, lagje kjo e diskriminuar historikisht nga pushtetet e kaluara lokale. Investimet infrastrukturore për këtë pjesë të Kryeqytetit dhe funksionalizimi i transportit publik do të jenë në fokus të qeverisjes sonë së ardhshme.
Suksese Arsim e na priftë e mbara!
#eparaPrishtina /InLajmi/