Edhe pse humbi në 2 ndeshjet e para, Danimarka ka fituar kundër Rusisë me rezultat të thellë, 4 me 1, përcjell InLajmi.
Danimarka u ndihmua edhe nga Belgjika e cila në ndeshjen tjetër të “grupit B” mposhti Finlandën. Danezët kaluan fazën tjetër të kampionatit europian.
Ndërsa në ndeshjet e tjera të luajtura në mbrëmje, Holanda fitoi ndaj Maqedonisë me rezultat 3-0, ndërkohë që në sfidën tjetër të “grupit C”, Austria fitoi 1-0 me Ukrainën.
Në përfundim të raundit tjetër të mbajtur, në këtë grup kalojnë Holanda dhe Austria./InLajmi/




















