Në Prishtinë, gjegjësisht në rrugën “1 Tetori” sonte , rreth orës 22:00 ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të 3 veturave, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën InLajmi, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Nga ky aksident, 5 persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore.
“Sot rreth orës 22:00, në rrugën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të 3 automjeteve”.
“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidenti, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 5 persona”, tha zëdhënësja Ahmeti.
Ndryshe, me rastin po merret njësiti i trafikut./InLajmi/