Modelja e njohur, Adrola Dushi vazhdon të jetë shumë e komentuar rreth jetës së saj private, përcjell InLajmi.
Shumë herë në media kanë qarkulluar fjalë se Adrola dhe reperi shqiptar, Capital T, janë në lidhje dashurie por dyshja nuk e kanë pranuar asnjëherë këtë lajm, duke u shprehur se kanë vetëm shoqëri me njëri-tjetrin.
Dushi së fundmi ka postuar në rrjetin social Instagram, një fotografi ku shihet me buqetë të luleve në dore.
Sipas ndjekëve të saj, ajo dhuratë është bërë nga Capital T, dhe menjëherë filluan të përgëzojnë modelen për lidhjen dhe dhuratën e tillë./InLajmi/