Ish-deputeti Milaim Zeka ka reaguar pas njoftimit të Partisë Demokratike të Kosovës se në muajin e ardhshëm do të zgjedhin kryetarin e ri të partisë, përcjell InLajmi.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Zeka thotë se PDK duhet me u “kthjellë”.
“3 korriku, dita kur duhet mu kthjelle PDK-ja”, shkroi Zeka në Facebook.
Sipas tij zgjedhjet e brendshme duhet të shërbejnë për ecjen përpara të partisë.
“Nuk shkon ma që partia me ecë sikur nëpër mjegullë. Zgjedhjet duhet me sherby per ecje përpara”, përfundoi ai.
Postimi i plotë i tij:
3 korriku, dita kur duhet mu kthjelle PDK-ja. Nuk shkon ma qe partia me ece sikur neper mjegulle!
Zgjedhjet duhet me sherby per ecje perpara./InLajmi/