Milaim Zeka, ish-deputet dhe gazetar, ka thënë se Albin Kurti është nën presion për të shkarkuar Aleksandër Lumezin, përcjell InLajmi.
Zeka i’u referua edhe shkarkimit të Valdete Dakës, duke thënë se diplomatët perendimor kishin mbetur të shokuar pas shkarkimit të kryetares së KQZ-së, ndërkohë që presin shkarkimin e Lumezit.
Ish-deputeti, vazhdoi shkrimin e tij duke duke përmendur premtimin elektoral të Albin Kurtit, “Shkon Lumezi-vjen Elezi,” duke thënë se Kurti ka një presion të madh ndërkombëtar për shkarkimin e tij nga pozita e Kryeprokurorit të shtetit.
Zeka, përmes një postimi në Facebook, tha se po flitet për publikimin e disa përgjimeve telefonike brenda një kohe të shkurtër, nga të cilat pritet që të ndihmojnë në largimin e Lumezit.
Ndërsa, deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë që Lumezi do të çojë mandatin deri në fund, Zeka e cilësoi vetëm një fasadë, me një të vërtetë ndryshe nga pas.
Postimi i plotë i tij:
Albin Kurti perpara presionit vendor dhe nderkombetar per shkarkimin e Lumezit
Diplomatete perendimor kishin ngelur te shokuar diten kur u publiku vendimi per shkarkimin e Valdete Dakes, kryetare e KQZ-se. Askush nuk e kishte pritur nje veprim te tille nga dysheja Kurti-Osmani. Vendet perendimore e kishin keshilluar Kurtin qe te merrej shume seriozisht me premtimin elektoral: “Shkon Lumezi – vjen Elezi”. Madje, nje diplomat i nivelit te larte nga Brukseli tha qe “Lumezi duhet te ndiqet penalisht, dhe te ktheje mbrapshte ne bugjetin e Kosoves te gjitha parat qe i ka marre me diplome falce”! Ky diplomat deklaroi qe nje prokuror i ri duhet te merret edhe me grupin hetues te kesaje çeshtje, te cilen e ngriti Enver Hasani, ish Kryetar i Gjykates Kushtetuese.
Per ta bere procesin me te lehte per largimin e Lumezit, po flitete qe brenda nje kohe te shkurter do te publikohen pergjime telefonike te Lumezit, si dhe mesazhe telefonike, te cilat e impikojne Kryeprokurorin “ne vepra te renda”!
Per opinionin vendor dhe nderkombetar eshte e njohur qe “vjedheja” e telefonit te Kryeprokurorit nuk ishte akcidentale. Lumezi ishte emruar ne kete poste te larte nga ana e Hashim Thaçit pikerisht per t’i luftuar dhe shantazhuar kundershtaret e tij politik.
Deklaratate e Ministres te Drejtesise se gjoja Lumezi do ta qoje mandatin deri ne funde, jane vetem fasade, prapa se ciles qendron nje e vertete krejte ndryshe.
Ne kushtete normale, nje Kryeprokuror i goditur publikisht nga nje kryeminister gjate fushates elektorale, do te jepte doreheqeje. Lumezi nuk e ka bere kete, sepse nuk ka se çka me humbe, perpos kasolles nga kashtelat e kalbura, e cila do rrexohet shume shpejte.
Nese Albini i ka harruar premtimet elektorale, qytetaret nuk i harrojne ato…/InLajmi/