Punëtorët e Sindikatës së Lotarisë kanë protestuar prapë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, raporton InLajmi.
Ata kërkojnë miratimin e ligjit dhe rikthimin në vendin e tyre të punës, gjithashtu ata thanë se do të vazhdojnë me protesta deri sa të miratohet ky ligj.
Qeveria i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët.
Ata kanë protestuar edhe disa ditë më parë, saktësisht më datën 12 Qershor./InLajmi/