Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, procedoi në Qeveri projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, përcjell InLajmi.
Këtë e bëri të ditur vetë Haxhiu përmes një postimi në Facebook ku tha që ky prjektligj si një mekanizëm i veçantë i hap rrugë investimeve nga bashkëatdhetarët tanë dhe investimeve të huaja në Kosovë.
Haxhiu falendëroi të gjithë anëtarët e grupit punues për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve.
Postimi i plotë i saj:
Në përputhje me zotime tona, sot e proceduam në Qeveri, projektligjin per themelimin e Gjykatës Komerciale, si një mekanizëm i veçantë, i cili i hap rrugë investimeve nga bashkëatdhetarët tanë dhe investimeve të huaja në Kosovë.
Falenderoj gjithë anëtarët e grupit punues për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve! /InLajmi/