Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë javës së kaluar janë sanksionuar 739 shoferë vetëm për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, përcjell InLajmi.
Kohëve të fundit Policia e Kosovës në bashkëpunim me qytetarët kanë marrë masa parandaluese për personat që po e shkelin ligjin,.
Qyetarët i janë dal në ndihmë Policisë së Kosovës duke i’u dërguar mediave fotografi dhe video të atyre shoferëve që po shkelin rregullat e komunikacionit.
Postimi i plotë i tyre:
Vetëm gjatë javës së kaluar (14-20.06.2021), për përdorim të telefonit gjatë ngasjes janë sanksionuar 739 shoferë. /InLajmi