Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur procesin për përzgjedhjen e 2 anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Kryesuesi i KGJK-së, Skender Çocaj i ka uruar suksese të gjithë anëtarëve që janë të nominuar.
Gjyqtari Veli Kyryeziu nga Gjykata Themelore në Gjilan para votimit në një fjalë rasti, ka kërkuar mbështetjen dhe votën e gjyqtarëve duke thënë se është i gatshëm të angazhohet në drejtësinë e gjyqësorit.
“Me vullnet të lirë dhe kolegial kërkoj të më mbështetni”.
Edhe gjyqtari Veton Ademi nga Gjykata Themelore në Pejë tha se nëse zgjedhe anëtarë i KGJK-së tha se do të angazhohet në rritjen e transparencës së gjyqësorit.
“Sistemi gjyqësor ballafaqohet me probleme të shumta dhe do të bëjmë përpjekje që të rritet numri i gjyqtarëve dhe krijimi i kushteve më të mira”, raporton Ekonomia Online.
Të nominuar janë gjyqtarja Arjeta Sadiku nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Besnik Beslimaj nga Gjykata Themelore në Gjakovë, Fidam Hoxha nga Gjykata Themelore në Prizren, Mirlinda Bytyqi nga Gjykata Themelore në Ferizaj, Veli Kryeziu nga Gjykata Themelore Gjilan dhe Veton Ademaj nga Gjykata Themelore në Pejë.